KEDS po bën përpjekje maksimale për të rikthyer furnizimin me energji në Rugovë

31 dhjetor 2020 | 16:48

 KEDS ka angazhuar dhjetëra ekipe në Rugovë të Pejës për të sanuar prishjet që janë shkaktuar si pasojë e kushteve atmosferike ditëve të fundit atje.

Tashmë, një pjesë të konsumatorëve veçse u është kthyer furnizimi me energji elektrike derisa ekipet janë duke bërë përpjekje maksimale për të rikthyer furnizimin edhe konsumatorëve tjerë në kohën më të shpejtë të mundshme.

Mirëpo reshjet e shiut dhe bora kanë vështirësuar tej mase procesin e punës duke bërë që terreni të jetë i pakalueshëm.

 Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, KEDS ka kërkuar ndihmë edhe nga FSK-ja për t’u çasur deri tek zonat ku kanë ndodhur prishjet.

Si pasojë e këtyre kushteve, deri më tash janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të asaj ane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovarja Dua Lipa është këngëtarja e preferuar e të dërguarit…