KEK ndalon njësinë A4 të Termocentralit Kosova A për shkak të një defekti të mundshëm

11 maj 2025 | 00:35

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sonte në orën 24:00 do të ndalet njësia A4 e Termocentralit Kosova A, për shkak të një sinjalizimi për defekte të mundshme në ventilatorët e kullës ftohëse.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalja është vendosur si masë parandaluese për të shmangur një defekt më të madh dhe për të mundësuar trajtimin e hershëm të problemit. KEK siguron se partnerët afaristë janë njoftuar me kohë për këtë ndërprerje dhe se kapaciteti i njësisë A4 nuk ishte planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme.

“Ekipet tona në Termocentralin Kosova A janë të gatshme dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike,” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata thekson se mbetet e përkushtuar në rikthimin sa më të shpejtë të njësisë në funksion, duke garantuar siguri dhe stabilitet në furnizim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bali Muharremaj konfirmon gjetjen e motorristëve të humbur: Janë shëndosh…