KEK-u nis zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

01 qershor 2025 | 18:37

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullat e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Sipas vendimit të ZRRE-së, KEK-u është caktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), që do të thotë se do të furnizojë përkohësisht me energji elektrike ata konsumatorë që ende nuk kanë zgjedhur një furnizues në tregun e lirë.

Furnizimi nga KEK ka nisur më 1 qershor 2025 dhe do të zgjasë deri më 30 korrik 2025.

KEK njofton se ka siguruar me sukses sasinë e nevojshme të energjisë në tregun e hapur më 31 maj, me një çmim mesatar prej 64.55 euro për megavat-orë (€/MWh).

Për ata që duan të informohen më shumë rreth çmimeve të tregut të energjisë, KEK u rekomandon të vizitojnë platformën zyrtare të bursës ALPEX: https://alpex.al/sq/rezultatet-e-tregut

Konsumatorët që duan të kalojnë në tregun e lirë ose të marrin informacione shtesë, mund të kontaktojnë KEK përmes emailit zyrtar: [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy qytetarë dhe një zyrtar policor janë arrestuar pas një…