
Kelmendi: Nëse paga minimale do të ishte 700 euro askush nuk do të ikte nga Kosova
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmend, ka thënë se kryeministri i Kosovës do të duhej ta kishte pagën mbi 5 mijë euro.
Ai ka treguar arsyet se pse kreu i ekzekutivit të vendit do të duhej ta ketë një pagë të tillë.
Kelmendi ka theksuar se sipas kësaj matematike do ta rregullohej edhe paga minimale në vend, e cila do të duhej të bëhej 700 euro, e kjo do të ndikonte edhe tek të rinjtë për të mos e braktisin Kosovën.
“Paga e kryeministrit edhe presidentit është mizore. Çfarë do të bëjë kryeministri me atë pagë? Kryeministri duhet ta bëjë një pushim të mirë. Atij [kryeministrit] do të duhej t’i garantohej një pagë në vlerë prej 5 mijë euro. Kryeministri krijon politika dhe e mban krejt politikat ekonomike të një shteti. Nëse kryeministri e ka pagën 5 mijë euro, atëherë kam për të tentuar që paga minimale mos të jetë më pak se 700 euro. Nëse paga minimale do të ishte 700 euro askush nuk do të ikte nga Kosova”, ka thënë Kelmendi për “Kanal10”.