
Këngë dhe debat për bashkim dhe frymëzim patriotik në odën e Sali Bislimit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, në odën e Ramë Bislimit të vjetër, mblodhi personalitete që në mënyra të ndryshme kanë dhënë kontribut për Kosovën.
Në këtë ndeje, ishte i pranishëm edhe kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, bashkëluftëtarë, këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla e atdhetarë të tjerë. “Për Kosovën autentike, këngë dhe debat për të nderuar kombin me vlerat Kastriotike me Mirditën në mesin tonë dhe zemrën tonë. Një kënaqësi e veçantë, me ketë mbrëmje të paharruar në odën tonë, ku me prezencë na nderuan z, Hysni Gucati – Kryetar i Veteranëve të UÇK-së, Ismail Syla – këshilltar i presidentit Thaçi, mjeshtri i madh Gjon Frroku nga Mirdita dhe rapsodët nga Reçaku, Dulla, Luli dhe Kushtrimi. Këtu jemi t’i shërbejmë atdheut, bashkimit dhe frymëzimit. Me ty Kosovë sa të jetë jeta”, ka shkruar Bislimi.