Këngëtari i njohur amerikan transportohet në gjendje të rëndë në spital, avokatët pretendojnë komplot brenda burgut

19 qershor 2025 | 13:52

Këngëtari i njohur amerikan, R. Kelly, është dërguar me urgjencë në spital pas një mbidoze të dyshuar me ilaçe brenda burgut ku po vuan një dënim 30-vjeçar për shfrytëzim seksual dhe zhvatje.

Sipas një dokumenti ligjor të siguruar nga avokatët e tij, Robert Sylvester Kelly, 57 vjeç, u vendos në izolim më 10 qershor, ku iu dhanë medikamente kundër ankthit nga stafi i burgut. Po atë ditë, ai mori edhe ilaçe shtesë, të cilat i ishin kërkuar të merrte.

Vetëm tre ditë më vonë, Kelly raportoi marramendje, dobësi dhe vështirësi në shikim, duke thënë se shihte “njolla të zeza”. Situata u përkeqësua me humbjen e vetëdijes, duke çuar në transferimin e menjëhershëm në Spitalin Universitar Duke.

Një deklaratë e bërë nga vetë Kelly ndaj stafit të burgut, ku thuhet: “Kjo do të hapë një kuti të re të Pandorës”, ka ngritur pyetje serioze mbi menaxhimin e medikamenteve dhe trajtimin e tij nga autoritetet e burgut.

Ngjarja është nën hetim, ndërsa avokatët e artistit kanë shprehur shqetësim për shëndetin dhe trajtimin e klientit të tyre. Ky incident vjen në një kohë kur R. Kelly po përballet me pasojat e dënimit historik që u dha pas valës së denoncimeve të lëvizjes #MeToo, duke zbuluar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ndaj vajzave të mitura dhe grave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…