
Kepa Arrizabalaga kompleton transferimin te Arsenali
Portieri Kepa Arrizabalaga e ka kompletuar transferimin nga Chelsea te Arsenal pas një huazimi të suksesshëm te Bournemouthi. Kepa do të jetë alternativë për portierin titullar David Raya.
Arsenal ka nënshkruar me portierin spanjoll 30-vjeçar për të përforcuar repartin e portës, ndërsa ai pritet të konkurrojë me Rayan për një vend titullari sezonin e ardhshëm.
Ish-portieri i Kombëtares së Spanjës kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bournemouthi, përpara se Arsenali të aktivizonte një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Chelsean për ta sjellë në “Emirates Stadium”.
“Jemi në rrugën e duhur”, tha trajneri Mikel Arteta, duke u shprehur optimist për të ardhmen e Arsenalit.
Kepa largohet nga Chelsea pas shtatë vitesh, duke mbyllur një kapitull ku ai mbetet si portieri më i shtrenjtë në histori, që kur u transferua nga Athletic Bilbao në vitin 2018
Here to raise the levels.
Kepa Arrizabalaga is a Gunner. pic.twitter.com/8yMhga11ZC
— Arsenal (@Arsenal) July 1, 2025