Kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit në Ujman, ushtarët amerikanë shihet pranë atyre të FSK-së

29 korrik 2025 | 12:04

Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga njëra nga ura e këtij liqeni dyshohet se një person ka kërcyer dhe nuk ka dalë më nga uji.

Nga pamje të shpërndara nga atje, shihet se afër ushtarëve të Kosovës qëndrojnë edhe ushtarët amerikanë.

Po ashtu, gjatë kërkimeve në Ujman bashkë me ta janë edhe Njësiti për Reagim të Shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm edhe 3 ditë kanë mbetur për të siguruar biletën…