Kërkohej nga Gjykata, arrestohet 23-vjeçari në Kaçanik

16 maj 2025 | 13:48

Këtë të premte rreth orës 09:15, në fshatin Bob të Kaçanikut, policia në Kaçanik ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.

I arrestuari, A.Ç., 23-vjeçar ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I njëjti ishte dënuar me gjashtë muaj burgim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë sot në Samitin…