Kërkohet dalja e Gjermanisë nga BE-ja

13 janar 2019 | 23:55
Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD do të bëjë fushatë për daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Evropian.

Në draft-manifestin e saj, kjo forcë politike kërkon një lëvizje të ngjashme me atë të Britanisë, nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për disa reforma.

Një prej masave të parashikuara në dokument përfshin shpërbërjen e Parlamentit Europian, i njëjti organizëm pjesë e të cilit AfD–ja synon të behet në muajin maj.

Ne i shohim shtetet-kombe si të vetmet që kanë kompetencën ekskluzive për të krijuar ligje, lexohet ne tekstin që fshikullon 751 anëtarët e privilegjuar, sipas tij, të legjislaturës aktuale europiane.

“Nëse blloku nuk i plotëson kërkesat e AfD-së brenda ‘një kornize të përshtatshme kohore’, atëherë Gjermania duhet të largohet”, thanë delegatet e kësaj partie në kongresin e saj, mbajtur në landin lindor të Saksonisë, përcjell “TCh”.

E themeluar në 2013-ten si parti euroskeptike që synonte largimin e Gjermanisë nga zona e euros, AfD-ja ka dalë gradualisht në mbrojtje te interesave anti-emigracionit dhe ato islamofobe, dhe pavarësisht skepticizmit qe rrethoi fillimisht, ka fituar shumë popullaritet duke arritur të kthehet në një parti të rëndësishme opozitare në Bundestag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Liburn Aliu, ka kërkuar nga kryeministri…