Kërkohet mbikëqyrje profesionale e faunës në Ferizaj

25 janar 2018 | 19:38

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka takuar kryetarin e Shoqatës së Gjahtarëve “Shqiponja” në Ferizaj, Isuf Idrizi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim është diskutuar për gjendjen organizative të shoqatës dhe të arriturat e saj. Po ashtu, kryetari i Shoqatës “Shqiponja” e ka njoftuar drejtorin Bajrami për gjendjen e faunës në këtë komunë dhe shprehu shqetësim për dëmtimin e saj.

Kërkesë e drejtuesve të Shoqatës “Shqiponja” ishte të ketë mbikëqyrje profesionale të gjendjes së faunës në territorin e komunës sonë dhe jo të vazhdoj pa mbikëqyrje siç është tani, kjo krahas pëlqimit të marrë nga ministria përkatëse për caktimin e vendgjuetive dhe përpjekjeve që duhet të bëjë drejtoria komunale për ta ngritur këtë çështje në kuvend komunal.

Drejtori Bajrami ka ofruar bashkëpunimin e Komunës së Ferizajt, përkatësisht të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për këtë shoqatë, duke u shprehur se qeverisja e re është e vendosur t’i luftojë dukuritë negative në këtë sektor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, së bashku me…