Këshilli i Sigurimit thërret mbledhje urgjente

03 janar 2026 | 23:10

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të mbajë një takim urgjent të hënën, lidhur me operacionin ushtarak amerikan në Venezuelë. Pjesëmarrësit nuk janë konfirmuar ende, por pritet që aty të jetë sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres.

Kolumbia ka kërkuar mbajtjen e kësaj mbledhjeje me përkrahjen e Rusisë dhe Kinës, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, raporton koha.net

Të shtunën, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë të gjerë të kryer nga forcat amerikane në kryeqytetin Karakas, siç ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump. Bashkë me Maduron është kapur edhe gruaja e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se është caktuar Paneli i Gjykatës…