Kështu do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme

21 maj 2020 | 22:37

Pas motit jostabil që solli shtrëngata të fuqishme mbi vend, në ditët e ardhshme depërtimi i fushave anticiklonike sjell përmirësim të motit me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, bëri të ditur Prishtina Weather (PW).

“Shërbimi i meteorologjisë njofton se në aspektin termik edhe ditën e nesërme mbetemi nën ndikim të masave më të ftohta ajrore, por se temperaturat do të shënojnë rritje, e ditën e shtunë do të rriten sërish edhe mbi 20C. Mëngjeset do të jenë të ftohta me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare.Ditën e diel, kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë vranësira dhe reshje kalimtare shiu”, thuhet në  paralajmërimin e PW.

Parashikimi për periudhën 22-23 maj:

22.05.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 19C, e në vise malore 3C deri 14C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 8.

23.05.2020 – Kryesisht me diell. Mëngjesi i ftohtë, e ditën më ngrohtë. Më vonë gjatë ditës vranësira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 21C, e vise malore 3C deri 15C. Do të fryj erë e lehtë nga perëndimi dhe jugperëndimi 2-4m/s. Indeksi UV: 9. (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka përfunduar…