Kështu i rangonte Sondazhi Amerikan IRI figurat politike në Kosovë në sondazhin e para disa muajve

07 dhjetor 2025 | 17:22

Instituti Ndërkombëtar Republikan është një ndër institutet më me peshë dhe më kredibilë dhe për vite të tëra ka mbështetur edhe shume projekte në Kosovë. Sondazhi fundit i para disa muajve paraqet një pasqyrë të qartë të perceptimeve të qytetarëve të Kosovës për udhëheqësit politikë në vend.

Rezultatet konfirmojnë se Presidentja vazhdon të gëzojë nivelin më të lartë të mbështetjes publike, duke u pozicionuar si figura më e vlerësuar politikisht në Kosovë. Me 68% vlerësime të favorshme, ajo shfaq një konsistencë të qëndrueshme të mbështetjes tash e disa vite, duke reflektuar stabilitet institucional dhe besim të theksuar nga qytetarët.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, renditet i dyti me 51% vlerësime të favorshme, ndërsa udhëheqësit e partive kryesore opozitare paraqiten me rezultate më të përziera.

Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj–qershor 2025. Edhe përkundër ndryshimeve të natyrshme të dinamikave politike, rezultatet theksojnë se figura e Presidentes mbetet më e qëndrueshmja dhe më e respektuara në perceptimin e qytetarëve, duke konfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së saj në opinionin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti i njohur politik, Blerim Gashi, i është bashkuar subjektit…