Kështu mund të votoni nga Kosova për Shqipërinë në Eurovision

17 maj 2025 | 23:28

Kosova, ndonëse ende nuk merr pjesë zyrtarisht në Festivalin Evropian të Këngës, tashmë ka mundësi të kontribuojë në votimin publik përmes një kategorie të veçantë të quajtur “Rest of the World”.

Kjo është bërë e ditur nga eksperti i rrjeteve sociale, Dardan Hasku, i cili ka sqaruar se edhe Kosova ka të drejtë të votojë sikurse çdo shtet tjetër pjesëmarrës në Eurovision.

Në një postim në Facebook, Hasku ka theksuar se qytetarët nga Kosova mund të japin votën e tyre për Shqipërinë përmes platformës zyrtare të votimit, www.esc.vote.

“Në Eurovision është edhe një shtet ‘Rest of the World’ ku hyn Kosova, edhe në televoting ka vota si çdo shtet pjesëmarrës. Në www.esc.vote mundeni me votu për Shqipërinë edhe prej Kosovës,” ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City po e mbyll një sezon për t’u harruar,…