Këta atdhetarë morën pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit

07 shkurt 2022 | 10:46

Kongresi i Dytë i Manastirit vendosi njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe vetëm me gërma latine, që e përdorim edhe tani. [Kongresi i Dytë (2-3 prill 1910) “përfundimisht e vendosi alfabetin latin për gjuhën shqipe”.

Citim, Gazeta “Bashkimi” e Shkodrës, nr. 16 i datës 17. IV.1910]. Foto historike e anëtarëve të kongresit. Petro Nini Luarasi, rreshti i dytë, në qendër, i gjashti nga e majta, sekretar i Kongresit. Këta delegatët e Kongresit të Dytë të Manastirit (1910) janë ata trima atdhetarë që përtej ndasive, për hir të unitetit kombëtar, vendosen Unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, me germa latine:

1.Abdullah Rushiti

2.Ali Zaimi

3. Bedri Pejani, Kryetar i Kongresit

4.Bejtulla Gjilani

5.Ferit Ypi Starja, Sekretar

6.Fehim Zavalani

7.Gani bej Bungu

8.Hajdar Blloshmi

9.Hysni Curri,

10.Ibrahim Naxhi Spahiu (pseudonim Dervish Hima)

11. Ibrahim Jegeni

12.Jonus Hilmi Dibra

13. Petro Nini Luarasi, Sekretar i Kongresit

14.Qamil Bala -Shkupi

15.Qazim Ilias Dibra

16. Rexhep Mitrovica

17.Rifat Zavalani

18.Sabit Beu nga Vushtrria

19.Salih Gjukë Dukagjini

20.Shefik Efendia i Korçës

21.Shyqyri Ramadani nga Prishtina

22.Tefik Panariti

23.Themistokli Gërmenji

24. Xhafer Ypi-Kolonja

25. Xheladin Ohri

Delegatë të fshehtë:

26.Gjergj Qiriazi

27.Telemak Gërmenji

(Listë e hartuar nga Skënder Petro Luarasi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronarë të argjendarive thonë se qytetarët zakonisht i ndërrojnë modelet…