Këta janë 27 deputetët e legjislaturës së shkuar që mbesin jashtë Kuvendit
Legjislatura e re do të dominohet nga deputetë që fituan mandat edhe nëpërmjet zgjedhjet e shkurtit. Mandatin e kanë rifituar 90 ligjvënës e 17 do të hyjnë për herë të parë në Kuvend. Pas numërimit të 100 për qind të votave të rregullta e atyre në përfaqësi diplomatike, Vetëvendosje ka marrë fiks 50 për qind të votave.
90 deputetë të legjislaturës së kaluar që nuk e kryen asnjë punë, do të jenë të njëjtë edhe në legjislaturën e re, ka treguar rezultati i numërimit të 100 për qind të votave të rregullta e 97 për qind të atyre në përfaqësi diplomatike.
42 deputetë të Vetëvendosjes nga përbërja e kaluar e Kuvendit kanë fituar mandate për të qenë sërish deputetë.
Nga Partia Demokratike mandatet i kanë rifituar 16 deputetë të njëjtë.
Nga Lidhja Demokratike 11 e nga AAK-ja 5.
Në këtë legjislaturë për herë të parë do të hyjnë 17 deputetë, prej tyre 9 nga LVV-ja, 3 nga PDK-ja, 3 nga LDK-ja, 1 nga komuniteti serb dhe 1 nga pakicat joserbe.
E 14 deputetë nga legjislaturat e mëhershme, para asaj të 9-tës, do t’i kthehen Kuvendit, përfshirë Xhavit Halitin e Ukë Rugovën.
Sipas rezultatit aktual, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë fiks 50 për qind të votave me 56 deputetë.
PDK-ja 20.75 për qind me 23 deputetë.
LDK-ja me 13.44 e 15 deputetë.
Dhe, AAK-ja me 5.57 për qind të votave me 6 deputetë.
Nga këto rezultate, 27 deputetë të legjislaturës së kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit.
Nga LVV-ja jashtë mbeten Driton Hyseni, Arijeta Rexhepi, Bajram Mavriqi e Bylbyl Sokoli.
Nga PDK-ja, Abelard Tahiri, Rashit Qalaj, Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Eliza Hoxha e Kosovare Murseli.
Nga LDK-ja, Arben Gashi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Arjeta Abazi e Paris Guri.
Nga AAK-ja që kishte koalicion me Nismën, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Arbresha Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.
Nga komuniteti serb dhe grupi multietnik nuk do të jenë 4 deputetë.
Sipas rezultateve aktuale Kuvendi do të ketë 37 gra.
Kuota gjinore do t’i lërë pa ulëse në Kuvend disa deputetë burra në PDK dhe AAK.
Në Lëvizjen Vetëvendosje sipas kuotës gjinore 18 gra duhet të kenë ulëse, mirëpo në këtë parti, pa kuotë, mandate kanë siguruar 21 gra.
Në PDK, mandatet i kanë siguruar 5 gra nga 7 sa duhet t’i ketë kjo parti.
Në LDK grave u takojnë 5 ulëse dhe të 5-tat janë siguruar nga ato pa ndihmën e kuotës.
E në AAK, për t’ia liruar vendin Albana Bytyqit do të mbetet pa mandat deputeti Agim Çeku.
Deri tash kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deputeti më i votuar me mbi 367 mijë vota. Pas tij Glauk Konjufca me mbi 286 mijë e Albulena Haxhiu me 152 mijë.
Në PDK prin Bedri Hamza me 156 mijë vota, i cili pasohet nga Arian Tahiri me 68 mijë e Përparim Gruda me 62 mijë.
Në LDK Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 84 mijë vota. E dyta është Hykmete Bajrami me mbi 53 mijë e i treti Ukë Rugova me mbi 46 mijë.
Treshen e AAK-së e përbëjnë Ramush Haradinaj me mbi 41 mijë, Daut Haradinaj e Besnik Tahiri me mbi 24 mijë vota.
Në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka thyer edhe rekordin votave të veta të marra në vitin 2021.
Më 28 dhjetor nga numërimi i votave të rregullta dhe atyre në përfaqësi diplomatike LVV ka marrë mbi 447 mijë vota, ndërkaq në vitin 2021 nga numërimi i të gjitha votave pati marrë mbi 438 mijë.
Nga zgjedhjet e dhjetorit kanë mbetur pa u numëruar edhe votat me postë, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, të cilat mund t’i ndryshojnë rezultatet e disa kandidatëve./kosova.info



