
Këta janë dy punëtorët që humbën jetën aksidentalisht në Gjakovë
21 korrik 2025
| 10:39
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i tretë të një objekti në ndërtim.
Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se viktimat janë H.J dhe D.B, por për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes dhe faktit që familjet ende nuk janë njoftuar zyrtarisht.
Ngjarja ka ndodhur gjatë punës në një objekt në ndërtim, ku për shkaqe që po hetohen, të ndjerët kanë rënë nga lartësia. Ata nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, emergjenca dhe Inspektorati i Punës, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.