Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave

23 korrik 2021 | 18:15

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që:

Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BALLKANI PERËNDIMOR- Tetë të rinj nga rajoni ju bashkuan sot,…