Këta kandidatë e kanë kaluar testin me shkrim për gardian

22 nëntor 2018 | 11:44

Sapo është publikuar lista preliminare e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim për zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Prej 1 mijë e 496 kandidatëve, janë 1 mijë e 253 kandidatë që nuk e kanë kaluar këtë test.

Ndërsa, vetëm 243 aplikues e kanë kaluar testin me shkrim.

Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar testin me shkrim, në bazë të rregullores kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për rishqyrtim, në afat prej tri ditëve të punës (nga data 22 nëntor e enjte, deri me datë 26 nëntor e hënë ora 16:00) drejtuar komisionit përzgjedhës, raporton Indeksonline.

Në këtë link gjeni rezultatet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga…