
Këto janë çiftet e gjysmëfinales së Kupës në futboll
23 mars 2021
| 13:44
Janë mësuar çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, në shortin e tërhequr të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Shorti ka përcaktuar që në gjysmëfinale, të përballen Istogu-Dukagjini dhe Prishtina-Llapi.
Në këtë raund, finalisti do të përcaktohet pas dy ndeshjeve. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 prill kurse ato të kthimit më 21 prill.