Këto janë rezultatet e atletëve të Kosovës nisin garat në EYOF Shkupi 2025

21 korrik 2025 | 16:00

Edhe atletët kanë nisur garat në EYOF Shkupi 2025, derisa në sesionin e paradites janë paraqitur: Amar Maxhuni, Lorina Kadriu dhe Bardh Telaku.

Maxhuni u paraqit në 800 metra dhe bëri paraqitje të mirë, duke përmirësuar kohën e tij prej 5 sekondash, por që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.

Koha e tij ishte 1 minutë e 56.85 sekonda, me një dallim të vogël me garuesit që kaluan tutje. Renditja e tij ishte vendi i 18-të.

Kadriu garoi në 100 metra dhe pati kohën 13.73. Renditja e saj ishte e 28-ta.

Në disiplinën e njëjtë, por tek djemtë, Bardh Telaku zuri kohën 11:38, për t’u renditur i 23-ti. Të dy garojnë edhe në 200m.

Si Kadriu, ashtu edhe Telaku dhanë maksimumin e tyre, por ashtu si në sportet tjera, edhe në atletikë, konkurrenca është tejet e fortë, ku pjesëmarrës janë sportistët më të mirë të rinj të kontinentit tonë.

Të pranishëm në garat e atletikës ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, nënpresidentët Milaim Kelmendi e Gazmend Maxhuni, si dhe anëtari i BE, Avni Nuha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më…