KH Besa e nis me fitore

11 tetor 2020 | 22:40

Besa Famgas e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në futboll. Të dielën në Pejë, Besa fitoi bindshëm ndaj Trepçës, me rezultatin 38:17. Pejanët nuk kishin konkurrencë në këtë ndeshje dhe kanë dëshmuar që janë pretendentët kryesorë për titull të kampionit.

Kastriot Jupa realizoi nëntë gola për Besën, derisa me sukses debutuan edhe spanjolli Victor Alonso dhe greku Charalampos Mallios. Alonso shënoi tetë gola kurse Mallios gjashtë. Te Trepça u dallua Fitim Klinaku me shtatë gola. Ndeshjet tjera janë luajtur të shtunën.

Prishtina e Kastrioti po ashtu kanë shënuar fitore të thella. Prishtina e mposhti Llapin me shifrat 51:24 kurse Kastrioti në udhëtim e mposhti Prizrenin me rezultatin 43:14. Në udhëtim fitoi edhe Drenica ndaj Zhegrës (32:28), njëjtë si Vëllaznimi ndaj Vushtrrisë (34:31). Edhe kampioni te hendbollistet, Ferizaj, startoi me fitore. Ferizaj të dielën fitoi 38:31 ndaj Shqiponjës së Gjakovës. Samadrexha fitoi ndaj Vjosës (24:21), Prishtina ndaj Kastriotit (36:31) ndërsa Jusuf Gërvalla ndaj KEK-ut (37:18). Ndeshjet Drita – Istogu e Vushtrria – Vëllaznimi luhen më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka regjistruar edhe një…