Khloe Kardashian reagon pas publikimit të fotove të paautorizuara

08 prill 2021 | 23:26

Khloe Kardashian, reagon pas publikimit të fotove të publikuara në rrjetet sociale pa dëshirën e saj. Bëhet fjalë për një foto të pamodifikuar ku Khloe shfaqet me bikini.

Fotoja është shkrepur në një moment privat me familjarët, por nuk ishte menduar se ajo foto do publikohej.

Në një postim në Instagram të botuar ylli i ”Keeping Up With The Kardashians” ndau një seri fotosh dhe videosh të paedituara, së bashku me një deklaratë në lidhje me foton që është  shpërndarë kundër dëshirës së saj.

Ajo shkruan: ” Hej njerëz, kjo jam unë dhe trupi im pa filtra dhe pa editime. Fotoja që u postua këtë javë ishte e bukur. Por si një person që ka komplekse me trupin, kur dikush ju bën foto nën hije, në ndriçim të keq, ku nuk duken format trupore ashtu si ato janë dhe ti ke punuar shumë për atë rezultat -dhe pastaj ajo foto shpërndahet kudo- ju keni të drejtën të kërkoni që ajo të mos publikohet ,pa marrë parasysh se kush jeni. Në të vërtetë presioni, tallja dhe paragjykimet gjatë gjithë jetës time për të qenë e përsosor dhe për të përmbushur standartet e të tjerëve se si të dukem ka qenë shumë vështirë  për ti përballuar”.

Kjo deklaratë vjen pasi përfaqësuesit e Khloe Kardashian kanë kërkuar që fotoja të fshihet nga inteneti.

Khloe gjithashtu shkruan në postim: “Unë nuk jam perfekte, por ju premtoj se çdo ditë përpiqem të jetoj jetën time me mirësi dhe sinqeritet. Nuk do të thotë që nuk kam bërë gabime. Por unë nuk do të gënjej. Është pothuajse e padurueshme të përpiqesh të jetosh sipas standardeve të pamundura që publiku më ka vendosur. Për më shumë se 10 vite çdo detaj, çdo papërsosmëri e imja ështe hiperanalizuar nga të gjithë dhe është bërë objekt talljeje. Çdo ditë publiku më rikujton papërsosmëritë e mia.”

Për më tepër, modelja deklaroi se pëlqen filtart e mirë, ndriçimin e duhur dhe modifikimin aty ku duhet pa e tepruar por nuk toleron që një foto të shpërndahet pa aprovimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka marrë fitore të madhe në Spanjë në…