Kica-Xhelili paralajmëron se do të bëjë adresime nga shtëpia, meqenëse nuk mund të dalë në terren

08 dhjetor 2025 | 23:15

Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka paralajmëruar se do të bëjë video-adresime nga shtëpia, në pamundësi për të dalur në terren, meqenëse është shtatzënë dhe nuk është në gjendje të jetë prezente.

E njejta ka ftuar qytetarët që të propozojnë tema për bashkëbisedim.

“Në pamundësi që të jem në terren e t’iu takoj, do të mundohem të adresoj tema nga shtëpia🙂. Nuk e di nëse do të arrij çdo ditë sepse varet nga gjendja ime, por do të mundohem kohë pas kohe, si sot. Të flasim për çështje që përnjëmend n’a shqetësojnë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka pyetur ndjekësit se cilën nga këti katër tema duan ta diskutojnë fillimisht:

“Pse po rrezikohet demokracia në Kosovë?”

“Si nëna të reja, dhe ti duke qenë shtatzënë, a na sqaron te lutem cilat janë të drejtat tona të punës sepse ka shumë raste qe i largojnë nga puna per këtë arsye?”

“Cilat janë skandalet më të mëdha të kësaj qeverie?”

“Cilat mendon se jane top 3 prioritetet qe shteti duhet te merret urgjentisht me to”?

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha ka konfirmuar kandidimin e tij për deputet në…