
Kica-Xhelili reagon ndaj akuzave të LV-së për dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese
19 shtator 2023
| 16:34
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur Vetëvendosjes për akuzuat që po bëhen nga ta për dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.
Kica-Xhelili ia ka rikujtuar VV-së edhe ligjet e tjera, që sipas saj, VV-ja nuk lejohet që të shantazhojnë prokurorinë dhe as shkatërrojnë administratën publike.
“Rrnoftë kushtetutshmëria!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkrimi i plotë i Kica-Xhelilit:
VV paska vendosur një poster si akuzë që kemi dërguar një ligj në Gjykatë Kushtetuese!
Thash t’iu tregoj që i keni harruar edhe dy:
- Atë për Këshillin Prokurorial, që nuk lejon ta shantazhoni prokurorinë; dhe
- Atë për zyrtarë publik, që nuk lejon ta shkatërroni administratën publike.
Rrnoftë kushtetutshmëria!
Falemnderit!