
Kim Jong-Un: Ndihma për Rusinë në Ukrainë, detyrë vllazërore e Koresë së Veriut
03 shtator 2025
| 08:56
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se ishte “detyrë vllazërore” e shtetit të tij që ta ndihmonte Rusinë në luftën në Ukrainë.
Gjatë takimit të dy liderëve në Pekin, në kuadër të paradës së “Ditës së Fitores” të Kinës, Kim falënderoi Putinin për lavdatat që ai u dha ushtarëve të Koresë së Veriut, të cilët kanë ndihmuar trupat ruse në vijën e frontit në Ukrainë, duke theksuar “çlirimin” e rajonit Kursk, raportojnë agjencia Reuters dhe mediat shtetërore ruse.
Koreja e Veriut ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Rusi për të mbështetur atë në luftën në Ukrainë.