
Kim Kardashian për pak sa nuk i del gjoksi në dasmën e Jeff Bezos, fansat shpërthejnë në kritika
Kim Kardashian u përball me një moment të sikletshëm ndërsa po përgatitej për dasmën ekstravagante të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, 44-vjeçarja shihej duke u munduar të futej me vështirësi në një korse të bardhë me rripa, ndërsa gjoksi i saj gati sa nuk dilte jashtë.
Veshja, që përfshinte një fund të tejdukshëm dhe çorape deri në kofshë, bëri që shumë fansa të vënë në dyshim zgjedhjet e saj stilistike, shkruan Daily Mail.
“Vetëm pse mundesh, nuk do të thotë se duhet”, shkroi një ndjekës në Instagram, ndërsa një tjetër e krahasoi pamjen me një ‘kostum striptisteje’.
Pavarësisht kritikave, Kim ndau me ndjekësit edhe disa fotografi nga mbrëmja luksoze, ku dukej e buzëqeshur mes motrave të saj dhe personazheve të tjerë të famshëm.
Ajo lavdëroi nusen Lauren Sanchez, duke shkruar: “Çfarë nuse e bukur je… të gjithë qamë duke të parë të ecje në korridor”.
Megjithatë, përpjekjet e Kim për të qenë në qendër të vëmendjes nuk kaluan pa u komentuar. Ajo u pa duke bërë selfie të pafundme gjatë ceremonisë dhe promovoi markën e saj SKIMS me një bikini me print kafshësh, duke shkaktuar reagime të përziera.