Kim Kardashian poza provokuese me motrën

16 nëntor 2018 | 16:12

Kylie Jenner është më e vogla prej motrave Kardashian-Jenner, megjithatë, ajo ka bërë rrugë të suksesshme drejt famës, dhe pritet që të bëhet miliarderja më e re në botë.

Së fundmi, ajo ka realizuar një fotosesion të ri me motrën e madhe, Kim Kardashian, shkruan DailyMail.

Dyshja vendosën që t’i ndajnë fotografitë e tyre me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Këto imazhe, janë realizuar me qëllimin të promovimit të produkteve të tyre më të reja kozmetike.

Në një episod të “Keeping up ëith the Kardashians” të transmetuar më 28 tetor, motrat shihen duke u fotografuar për të promovuar linjën e re.

Motrat Jenner-Kardashian vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore për performancën e tyre në serial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Axel Witsel përshkruan transferimin në Borusian Dortmund si vendimin më…