Kina po përgatitet për një sulm të mundshëm në Tajvan

09 tetor 2025 | 08:19

Kina po shton aktivitetet ushtarake pranë Tajvanit dhe po përmirëson aftësitë e saj për të kryer një sulm të befasishëm, paralajmëron Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në një raport të publikuar sot.

Raporti, i cili publikohet çdo dy vjet, thekson gjithashtu se Kina po përdor taktika të ashtuquajtura “hibride”, përfshirë fushata dezinformimi dhe sulme kibernetike, për të ulur besimin e qytetarëve tajvanezë ndaj qeverisë së tyre, raporton Reuters.

“Kina po synon të ushtrojë presion të vazhdueshëm ushtarak dhe psikologjik ndaj Tajvanit,” thuhet në raport.

Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të vet, ndonëse ishulli qeveriset në mënyrë demokratike dhe e refuzon këtë pretendim. Gjatë pesë viteve të fundit, Kina ka intensifikuar presionin ushtarak mbi Tajvanin, duke zhvilluar të paktën shtatë stërvitje të mëdha ushtarake rreth ishullit që nga viti 2022.

Autoritetet tajvaneze thonë se janë të përgatitura për t’u mbrojtur dhe kanë rritur bashkëpunimin me vendet partnere për të garantuar sigurinë në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi rikthimin e bazës ushtarake të…