Kinolli: I kemi 8 vota nga grupi multientik për Glauk Konjufcën
Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, në një intervistë për “RTV21”, ka thënë se pas një marrëveshje të arritur me LV-në do të votojë për formimin e qeverisë nga mandatari Glauk Konjufca.
Deputeti Kinolli ka thënë se janë 8 deputetë nga 10 sa ka grupi multietnik që do ta votojnë Konjufcën për kryeministër.
“Ne tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen me LV-në dhe ne si partner të koalicionit jemi të gatshëm të japim votën për kandidatit për kryeministër, Glauk Konjufca. Ne si grup parlamentar multientik i kemi 8 vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme votat tona, unë besoj se deri në afatin e përcaktuar me kushtetutë do të gjendet një zgjidhje dhe do t’i kemi numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë”, ka thënë Kinolli.



