Kishin hyrë të armatosur në zonën e KEK-ut, policia arreston katër persona në Obiliq

30 tetor 2022 | 14:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka arrestuar katër persona të armatosur, të cilët janë futur në zonën e KEK-ut.

Sipas njoftimit, atyre u janë sekuestruar katër armë të gjata, 89 fishekë të kalibrit 12 mm.

“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm. Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MRKS), Hajrulla Çeku, duke…