Kjo është agjenda e vizitës së presidentes Osmani në Shqipëri

02 shtator 2023 | 12:20

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një njoftim për mediat Begaj thotë se vizita po zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

Sipas agjendës, Osmani do të pritet më 4 shtator në orën 10:00 me ceremonia zyrtare të mirëseardhjes.

Më pas do të vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

Ndërkaq rreth orës  11:40 – 12:05 pritet konferenca për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rrugore e Shqipërisë ka paralajmëruar të gjithë shoferët të…