Kjo është arsyeja që gjeneral Nuredin Lushtaku nuk e dërgoi gardën e Kosovës në varrrimin e Rugovës (Dokument)

21 janar 2019 | 23:02

Gjeneral Nuredin Lushtaku ka treguar edhe njëherë se për çfarë arsye nuk e kishte lejuar gardën e Kosovës të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, 13 vite më parë, raporton “Epoka e re”.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka dhënë përgjigje për të gjithë ata të cilët po merren me emrin e tij se nuk ka lejuar t’i dërgonte pjesëtarët e Gardës së TMK-së për marrë pjesë në ceremoninë e vdekjes së ish-presidentit Rugova.

Lushtaku ka postuar disa deklarata të Rugovës dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së, të pasqyruara në mediat e shkruara se çfarë kishin deklaruar më herët për UÇK-në. 

“Për ata që ende kan dilema, përse nuk dergova GARDËN E KOSOVËS në varrimin e Ibrahim Rugoves, le të lexojnë këta artikuj”, ka shkruar Nuredin Lushtaku.

Për ata që ende kan dilema, përse nuk dergova GARDËN E KOSOVËS në varrimin e Ibrahim Rugoves, le të lexojnë këta artikuj.Me respekt,Gjeneral Nuredin Lushtaku

Publiée par Gjeneral Nuredin Lushtaku sur Lundi 21 janvier 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish presidenti i vendit, njëherësh edhe ish kryetari i LDK-së,…