Kjo është deputetja e PS-së që kombinon fustanet me maskat

28 shtator 2020 | 11:26

Prej disa muajsh vendi jonë po kalon një situatë jo të zakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas disa muajsh që vendi qëndroi në karantinë, tani i është rikthyer një normaliteti të ri.

Tani secili nga ne duhet që të respektojë masat që janë marrë nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Një nga masat e rrepta që duhet respektuar është vendosja e maskave, e cila duhet të mbahet në ambientet e mbyllura.

Disa i respektojnë këto masa, disa jo, por duket se deputetët që janë gjithmonë në sytë e publikut janë të “detyruar” ta mbajnë.

Një ndër deputetet që vendos maskën është ajo e Partisë Socialiste në Fier, Antoneta Dhima. Ajo jo vetëm se vendos maskë, por e kombinon atë edhe me fustanet e saj, shkruan gazetadita.al/

Në disa shkrepje, Dhima shfaqet teksa mban veshur fustanin dhe maskën identike me copën e fustanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për themelimin e…