Kjo është gjendja e futbollistit të Dritës që rezultoi pozitiv me koronavirus

21 maj 2020 | 21:00

Izair Emini ndihet mirë, pasi u konfirmuar pozitiv me koronavirus. Izair Emini u bë futbollisti i parë në IPKO Superligën e Kosovës që infektohet me virusin COVID-19.

Pas testeve të kryera dite me pare, ai rezultoi pozitiv dhe menjëherë u dërgua në vet-izolim.

Për situatën e tij ka njoftuar drejtori i Dritës së Gjilanit, Valon Zymberi, në një intervistë për RTK-në.

“Gjendja e Izair Eminit është tejet e mirë, ai është shumë mirë, madje edhe vetë ai ka dyshime për testin. Tashmë, ai është izoluar në shtëpi, larg familjarëve të tij”, u shpreh fillimisht Zymberi.

“Ai me futbollistët që vijnë nga Maqedonia e Veriut është takuar me ta përreth 20 minuta para se të testoheshin. Pas këtij lajmi, jemi shokuar dhe brenda grupit ka një frikë”, tregon më tej ai.

“Si klub ne kemi kërkuar që të vazhdojmë kampionati, por të krijohen edhe kushtet duke u bërë testimet. Pra, kemi dashur të krijohen kushtet para se të rinisin stërvitjet. Te na është fat i keq, që ai që respekton masat, e pëson më së keqi”, shtoi Zymberi në mes të tjerash. Klubet e IPKO Superligës tashmë kanë nisur stërvitjet, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë dhe sezoni do të rifillojë në fillim të qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…