Kjo është gjendja e rrugëve në komunën e Skenderajt

12 dhjetor 2021 | 11:27

Ndërkohë që bora e parë për sivjet ka mbuluar natyrën, ekipet për mirëmbajtje në komunën e Skenderajt janë vënë në lëvizje dhe janë të gatshme 24 orë, për të intervenuar kudo që kërkohet e lajmërohet për ndonjë pengesë eventuale.

“Ndërsa gjendja e rrugëve në gjithë komunën është e kalueshme, fal ndërhyrjeve të shpejta nga punëtorët e vyer, ju bëjë thirrje për kujdes në komunikacion”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

Ai ka publikuar edhe numrat e telefonit për ata që kërkojnë ndihmë.

“Ja edhe numrat që janë në shërbim gjatë gjithë kohës, për t’iu përgjigjur rasteve emergjente: 048906363 dhe 049272515”, ka shkruar Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Iliri dhe Einxhel kanë pasur një debat…