Kjo është lista e kandidatëve të AAK-së për Asamblenë Komunale në Klinë

28 korrik 2025 | 23:56

Njoftimi i plotë i kryetarit të AAK-së dhe njëherit kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj

𝐊Ë𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐈 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐔𝐄𝐒 𝐈 𝐀𝐀𝐊-𝐬ë 𝐍Ë 𝐊𝐋𝐈𝐍Ë 𝐌𝐈𝐑𝐀𝐓𝐎𝐈 𝐋𝐈𝐒𝐓Ë𝐍 𝐄 𝐊𝐀𝐍𝐃𝐈𝐃𝐀𝐓Ë𝐕𝐄 𝐏Ë𝐑 𝐊𝐔𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐍 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍Ë𝐒 𝐍Ë 𝐙𝐆𝐉𝐄𝐃𝐇𝐉𝐄𝐓 𝐋𝐎𝐊𝐀𝐋𝐄 𝐓Ë 𝟏𝟐 𝐓𝐄𝐓𝐎𝐑𝐈𝐓.

Të nderuar qytetarë të Klinës,
Të dashur mërgimtarë,
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të AAK-së në Klinë,

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të AAK-së -Dega në Klinë, me vendim unanim të të gjithë anëtarëve, është miratuar lista e 30 kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Klinës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Jam vërtet i lumtur që vizionit të Aleancës, punës së bërë gjatë këtyre 8 viteve në Klinë, dhe synimit tonë për të vazhduar zhvillimin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, po i bashkohen edhe shumë profesionistë të rinj, të cilët kanë shprehur interesim të jenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Pas konsultimeve të vazhdueshme me kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve dhe strukturat e tjera të AAK-së në Klinë, sot kemi marrë vendim për të miratuar zyrtarisht këtë listë kandidatësh.

Kjo listë përbëhet nga personalitete të dëshmuara në politikë dhe vendimmarrje, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për Klinën, si dhe nga profesionistë të rinj e të përkushtuar që janë gati të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve.

𝐒𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐚𝐯𝐞, 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭ë𝐯𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐬𝐢 𝐦ë 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭ë:

✅ Bartëse e listës Marqe Tanushi Selmanaj

2. Qendrim Millaku
3. Arlinda Prenaj Selitaj
4. Valmir Bacaj
5. Tunë Dedaj
6. Ilirjana Toplanaj
7. Luigj Ademi
8. Enver A. Berisha
9. Florentina Berisha
10. Hamëz Mehmetaj
11. Isa Ibishi
12. Blerta Gashi
13. Lorenc Marleku
14. Enver K. Berisha
15. Fatjona Gashi
16. Armend Beqiri
17. Hasan Gashi
18. Shukrije Shala
19. Shemsi Bajraktari
20. Qemajl Sejdija
21. Arlinda Dautaj
22. Faton Berisha
23. Islam Haziraj
24. Bete Gojani
25. Rrustem Pantina
26. Bajram Shala
27. Diana Kerellaj
28. Shpejtim Shala
29. Arif Elezaj
30. Leonora Jaha Dakaj

Me këtë ekip, me punën e mirë që kemi bërë gjatë 8 viteve të fundit, dhe me angazhimin maksimal të secilit anëtar e përkrahës, jam i bindur se do të vazhdojmë t’ju shërbejmë qytetarëve të Klinës edhe në 4 vitet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidatja e…