Kjo është mosha e dhjetë personave që ndërruan jetë nga Covidi
25 janar 2021
| 15:15
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e dhjetë personave që kanë ndërruar jetë nga Covidi në 24 orët e fundit, sillet nga 29 deri në 85 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.



