Kjo është oferta pesëpikëshe e LDK-së për Vetëvendosjen

26 dhjetor 2019 | 13:12

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë një ofertë të re për Lëvizjen Vetëvendosje, pas zhvillimeve të fundit ku u konfirmua dështimi i marrëveshjes për koalicion qeverisës mes të dyja partive.

Ofertën pesëpikëshe e ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, deputeti i zgjedhur i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Ftesë 5 pikëshe për LV-në:

1. Siç është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.
2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LV-së.
3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.
4. Ditën që zgjedhet presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.
5. Nëse LV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LV-së pa LDK-në në të. U japim edhe kryeministrin, edhe kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi udhëhoqi si kapiten Përfaqësuesen e Kosovës U21 në paraqitjen…