Kjo është zyrtarja policore që u kap duke kontrolluar emrin e serbit nëse është në stop-listë

20 korrik 2025 | 20:03

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtare policore, e dyshuar për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Me vendim të prokurorit kompetent, asaj i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas njoftimit zyrtar të IPK-së, bazuar në autorizimet ligjore, është rekomanduar edhe suspendimi i zyrtares, e cila ishte e angazhuar në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje Kaçanik.

Sipa Sinjalit zyrtarja e arrestuar është Daniela Stankoviq.

Bazuar në veprimet e para hetimore, dyshohet se zyrtarja policore ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar bazën e të dhënave të Policisë Kufitare, për të verifikuar dhe regjistruar në sistem të dhënat e një qytetari shtetas i Republikës së Serbisë.

Sipas IPK-së, ky qytetar nuk ka qenë fizikisht i pranishëm në pikën kufitare në momentin kur është bërë verifikimi, ndërkohë që dyshimet janë se zyrtarja e ka kryer këtë veprim me qëllim për të parë nëse ai ndodhej apo jo në kërkim policor.

Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si…