“Klan Kosova” – “Epoka e re”, derbi i Media Ligës

23 nëntor 2018 | 10:35

Një nga përballjet më interesante deri tash në Media Ligë do të zhvillohet sonte (e premte) nga ora 21:15.

Dy ekipet më të mira në renditjen tabelore “Klan Kosova” dhe “Epoka e re” ndajnë “mejdanin” për pozitën e parë në tabelë, e cila aktualisht kryesohet nga “Epoka e re”, me dy pikë më shumë. Përveç dy pikëve më shumë, ekipi i “Epokës së re” ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë se kundërshtari, kurse vazhdon të jetë i vetmi ekip pa humbje në Media Ligë. Por, në rast se fiton “Klan Kosova”, ky ekip renditet i pari në tabelë.

Një ndeshje tjetër derbi do të zhvillohet në mes të “Lajmi.net” dhe gazetës “Zëri”, kurse ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo në mes të “KosovaPress”-it dhe “Telegrafi”-t.

Çiftet e tjera të javës së 11-të janë: “Gazeta Blic”-“InfoKosova & PrishtinaPost”, “Kallxo.com”-“Media Works”, “Gazeta Metro”-“D+”, “RTK”-“Infokusi”, “RTV Dukagjini”-“Ora Info”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Zhgënjyese dhe e patolerueshme sjellja  KEDS dhe KEK në ditët…