Klima shqiptare nuk i bëri mirë | Sëmuret Giorgia Meloni!

19 maj 2025 | 23:06

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, bëri xhiron e rrjeteve sociale në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, kur u prit nga homologu shqiptar, Edi Rama, i cili iu sërish në gjunjë dhe më pas e përqafoi.

Megjithatë, duket se nga kjo vizitë në Shqipëri, Meloni nuk është larguar duke marrë pas të mirat. Mediat italiane raportojnë se kryeministrja është sëmurë, në një gjendje gripale dhe fajin për këtë ia kanë lënë klimës shqiptare.

Teksa përmendet shiu që shoqëroi thuajse gjatë gjithë ditës Samitin, thuhet se Meloni ka anuluar të gjitha angazhimet e saj të planifikuara për sot dhe nesër, përfshirë pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Rajonit në Venecia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e Britanisë , Francës dhe Kanadasë paralajmëruan sot se…