Klinikë Ndërkombëtare për trajnerët e gjeneratave të reja me trajnerin Arik Shivek

29 maj 2025 | 11:46

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nga data 4 deri më 7 shtator 2025 do të organizojë Klinikën Ndërkombëtare për trajnerët që punojnë me gjeneratat e reja, me fokus të veçantë në zhvillimin e lojtarëve U14.

Kjo klinikë do të udhëhiqet nga eksperti ndërkombëtar Arik Shivek, një trajner i njohur me përvojë të gjatë në basketbollin evropian dhe zhvillimin e talenteve të rinj. Aktiviteti do të mbahet në Prishtinë dhe synon të ofrojë përmbajtje praktike dhe teorike për trajnerët vendorë që janë të përkushtuar në ndërtimin e brezit të ardhshëm të lojtarëve.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për FIBA dhe Olympic Solidarity dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen konkrete në realizimin e kësaj iniciative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Real Betis, Isco e kanë pranuar se skuadra…