Klubi i njohur angazhon Gani Sejdiun

16 nëntor 2020 | 13:26

Trajneri i njohur, Gani Sejdiu e ka marrë drejtimin e skuadrës së Vushtrrisë. Sejdiu në postin e trajnerit e zëvendëson të larguarin Fitim Llapashtica.

“Vushtrria ka shfaqur interesim dhe pasi jam trajner i lirë dhe kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të stinorit, jam shprehur i gatshëm që ta ndihmoj”, ka thënë Sejdiu.

“Aty kam punuar edhe më herët dhe e njoh shumë mirë ambientin që është shumë i mirë. Pas këtyre ndeshjeve, mbetet të shihet se cilat janë planet e klubit pastaj për pranverë. Në këto ndeshje vetëm do ta ndihmoj për çfarëdo që klubi ka nevojë”, ka shtuar Sejdi, i cili në të kaluarën i ka drejtuar skuadrat si Trepça, Trepça ‘89, Vushtrria, Feronikeli, Ballkani, Vëllaznimi dhe Drenica.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se…