
Klubi i njohur turk interesohet për Xhakën
18 prill 2025
| 14:00
Skuadra turke Galatasaray ka nisur herët përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Me synimin për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2025-2026, verdhekuqtë po punojnë për të forcuar skuadrën e tyre.
Galatasaray, i cili dëshiron të shtojë një emër të madh në mesfushë, ka shprehur interesimin për Xhakën.
Kërkesat e lojtarit shqiptar mund të plotësohen nga klubi, por që Xhaka dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duhet patjetër që klubi i drejtuar nga Okan Buruk të kualifikohet atje. Mesfushori me përvojë, i cili luajti në 45 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 7 asistime.