
Klubi i prodhuesve përgëzon hapjen e qendrës së hapur multifunksionale në qytetit të Gjilanit
19 dhjetor 2019
| 12:56
Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përgëzon iniciativën e kompanisë “OXA Group” dhe “Fluidi SHPK”, për ndërtimin e qendrës së hapur multifunksionale në qendrën e qytetit të Gjilanit. Kjo qendër do të mundësojë zhvillimin e bizneseve, do të rris punësimin e qytetarëve dhe do të ndikojë në mirëqenien e tyre.
Kjo qendër do të filloi së ndërtuari gjatë vitit të ardhshëm dhe do të jetë një hap tjetër në zhvillimin ekonomik të rajonit por edhe të vendit në përgjithësi. Klubi i Prodhuesve e përkrahë plotësisht një iniciativë të tillë e cila është në vetë frymën e Klubit që të promovojë bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të anëtarëve të saj, por edhe të përkrah zhvillimin ekonomik të vendit.