Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon lirim nga TVSH-ja në produktet vendore

20 tetor 2020 | 16:24

Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të mundësojë kthimin e TVSH-së për blerje të produkteve dhe shërbime vendore. Kështu të gjithë qytetarët e vendit të cilët blejnë produkte vendore ose kërkojnë shërbime vendore t’u kthehet e gjithë vlera e TVSH-së së paguar.

“Një masë e tillë do te inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, stimuloj konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrikat tona që të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë të pandemisë. Përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese të vendit”, është thënë në komunikatën e Klubit të Prodhuesve, duke theksuar tutje se një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët atje gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase ku pas blerjes TVSH-ja u kthehet në llogaritë e tyre.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka…