
KLUBI POLITIK “AFRIM ZHITIA‘’: PROPOZIM
Në përvjetorin e 25 të Epopesë së UÇK-së
Pasi industria propagandistike e shtetit terrorist serb s’ka të ndalur , luftën e familjes së Jasharajve vazhdon ta ngujoi në kllapa të hekurt si ,,familje terroriste‘’
Pasi diplomacia botërore vazhdon të ndikohet nga propaganda serbe.
Prandaj Klubi Politik ,,Afrim Zhitia ‘’ në përmbysjen e kësaj propagande propozon Kryeministrit Albin Kurti, Presidentës Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca:
a ) Krahas Komandantit Legjendar Adem Jashari, të shpallë Komandant Legjendar i UÇK-s edhe Hamëz Jaharin;
b ) Shaban Jashari të shpallet luftëtar Epik i UÇK -s;
c ) Dajë Osmani të shpallet Luftëtar Epik i UÇK-s;
d ) Tër të rënët e familijes Jashari të shpallen Familje Heroike;
e ) Prekazi të shpallet Qendër Botërore e Liridashjës;
f ) Të përcaktohët Protokolli shtetëror që gjatë vizitave në Kosovë të delegacionëve shtetërore ndërkombëtare të vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz.
Ragip Shala Kryetar i Klubit Politik ,,Afrim Zhitia”
Prishtinë 06.03.2023