
Koalicioni i Fitores: PDK dhe AKR bashkojnë forcat në Lipjan!
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë të ditur se ka arritë marrëveshje me kryetarin e Degës së AKR-së, z. Bekim Kozhani, për koalicion parazgjedhor.
Njoftimi i plotë:
Sot, së bashku me kryetarin e Degës së AKR-së, z. Bekim Kozhani, kemi nënshkruar marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor ndërmjet PDK-së dhe AKR-së në Lipjan.
Ky është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm drejt fitores, një bashkim vlerash dhe vizioni për ndryshimin që qytetarët e Lipjanit e meritojnë dhe e presin prej kohësh.
Ftoj të gjithë qytetarët, strukturat, simpatizantët dhe mbështetësit tanë që të mobilizohen dhe të japin mbështetjen e tyre për këtë rrugëtim të përbashkët.
Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!
#ShukriBuja
#KoalicioniFitores
#PDK #AKR #Lipjan2025